Dështimi i formimit të Qeverisë: skenar i dirigjuar nga Beogradi, i përkrahur nga Tirana dhe opozita e bashkuar

Picture of INA
INA

26/10/2025

Shkruan: Xhevdet Mazrekaj

Sot dështoi formimi i Qeverisë së re të Kosovës. Por ky dështim nuk është rastësi — është vazhdim i një skenari që e kam paralajmëruar gati një vit më parë, në shkrimin tim të 1 dhjetorit 2024:
“A do të izolohet Albin Kurti nga Rama dhe opozita e bashkuar?”
Sot ajo që kam shkruar po ndodh pikë për pikë.

Pas këtij dështimi qëndron një lojë e orkestruar nga Beogradi, me ndihmën e Edi Ramës dhe me zbatimin e opozitës së bashkuar në Prishtinë. Qëllimi është i qartë: t’i tregohet opinionit ndërkombëtar se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin vetë dhe se Kosova është shtet i paqëndrueshëm.
Kjo është e njëjta logjikë që Serbia e ka përdorur për dekada: nëse shqiptarët nuk arrijnë të krijojnë qeveri, atëherë duhet ndërhyrë nga “të tjerët”.

E trishtueshme është që opozita e di këtë dhe megjithatë e ndihmon skenarin serb – vetëm për përfitime politike. Nuk ka logjikë tjetër pse LDK të refuzojë bashkëqeverisjen, nga e cila vetëm do të fitonte. Përkundrazi, duke u vënë në një linjë me parti që dikur janë akuzuar për vrasjen e personaliteteve të saj, ajo e ka humbur çdo busull morale.

Nga ana tjetër, Edi Rama, përmes ndikimit të tij mbi opozitën dhe mediave të lidhura me Tiranën e Beogradin, ka arritur të krijojë një front të përbashkët kundër Kurtit. Synimi i tij nuk është stabiliteti i Kosovës, por dobësimi i saj — për ta bërë më të lehtë realizimin e projektit të vjetër: ndarjen e Kosovës dhe kontrollin e veriut.

Kjo është arsyeja pse Beogradi dhe Tirana zyrtare janë sot më të kënaqurat me dështimin në Kuvend. Ata do ta përdorin këtë situatë për të thënë se “Kosova është e papjekur” dhe “duhet ndihmuar” përmes marrëveshjeve të reja që cenojnë sovranitetin.

Në fakt, humbësi i vërtetë nuk është Albin Kurti — është Kosova.
Sepse sot u rrëzua jo një qeveri, por ideja e përgjegjësisë shtetërore.

Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, ato nuk do të jenë zgjedhje të zakonshme, por një referendum i heshtur:
a do të votojnë qytetarët për Kosovën, apo për ndarjen e saj?

TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Policia arreston të dyshuarit për grabitje në artarinë e Gostivarit

Saliu: Mickoski e do VLEN-in pa Bilall Kasamin

Haqim Ramadani i përgjigjet Mickoskit: Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik

Ramiz Merko: Nuk do ta mbështes AKI-në në raundin e dytë në Strugë

Rexhepi u premton tetovarëve zgjidhjen e problemeve me ujësjellësin, punësimin e të rinjve dhe projekte infrastrukturorë

Reagim nga VMRO-Popullore: Paratë publike po përdoren për të festuar pushtimin serb në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË