Dhimbja nuk pret: Pacientët onkologjik pa ilaçe dhe kujdes dinjitoz

Picture of INA
INA

02/10/2025

Shkruan: Rami Mustafa

Indinjatë dhe revoltë!

Në vitin 2025, pacientët onkologjik në vendin tonë ende përballen me dhimbje të padurueshme, mungesë medikamentesh adekuat pë kujdes dinjitoz. Spitalet shpesh janë pa anesteziologë, pa medikamente moderne për dhimbjen, dhe pa kushte minimale që një pacient me kancer të trajtohet me respekt e humanitet.

Dua të shpreh mirënjohjen më të sinqertë për ekipet e Ndihmës së Shpejtë në Kumanovë, të cilët çdo herë kanë ardhur kur i kemi thirrur dhe kanë bërë maksimumin për nënën time. Por edhe përpjekja e tyre mbetet e kufizuar – sepse shteti nuk u jep në dorë medikamentet e duhura për t’ua lehtësuar dhimbjen pacientëve onkologjik. Ata japin atë që kanë, por shpesh këto nuk mjaftojnë për të ndalur vuajtjen e pamasë të këtyre pacientëve.

Është e pafalshme që shteti ynë nuk është i organizuar për të garantuar të drejtën më elementare – trajtim dinjitoz dhe pa dhimbje për pacientët me kancer. Familjet janë lënë të vetme, duke luftuar çdo ditë me sistemin e thyer, duke improvizuar aty ku duhej të ekzistonte përkujdesja profesionale.

Kjo gjendje nuk është thjesht problem mjekësor, por dështim moral dhe institucional. Pacientët tanë nuk kanë kohë të presin reforma të pafundme – ata kanë nevojë për ndihmë tani.

Është koha që zëri ynë të dëgjohet dhe shteti të marrë përgjegjësinë që i takon!

TË FUNDIT

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari

Spiunët po zbulohen – pse po hesht opozita dhe a do të ndodhte kjo pa Qeverinë Kurti?

“Një njeri cinik, pa fytyrë, pa karakter”- Pas përplasjes me Osmanin, aktivistja shqiptare nga Sanxhaku sulmon Vuçiqin

Përfundon pa gola përballja Kosovë – Slloveni

Franca merr tre pikë me rezultat 3-0

Gjermania me fitore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË