Diaspora vendos se kush fiton Kërçovën, ja si janë matematikat?

Picture of Ina Online
Ina Online

16/09/2025

Shkruan: Bekim Adili

Kërçova, mes bashkimit maqedonas dhe përçarjes shqiptare. Diaspora vendosë fatin e fitores….

Në prag të zgjedhjeve lokale, Kërçova shfaqet si një prej pikave më të nxehta në hartën politike të Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë pas shumë vitesh, faktori politik maqedonas po hyn në garë i unifikuar.

VMRO si parti kryesore, jo vetëm që ka siguruar përkrahjen e partisë opozitare LSDM-së përmes mos kandidimit, por edhe e majta ekstreme maqedonase “Levica”, (ndonëse në Tetovë, Gostivar dhe Strugë do të ketë kandidatët e saj), në Kërçovë ka vendosur të dali vetëm me listë për këshilltar.

Përmes këtij rreshtimi, subjektet maqedonase e bëjn të qartë, se beteja për Kërçovën është e një rëndësie të veçant me karakter etnik. Për triumfin e të cilit ballafaqim, të gjitha partitë maqedonase janë të vendosura të përqëndrojnë votën në një drejtim, me qëllimin e vetëm, për ta fituar Kërçovën që në rrethin e parë.

Nga krahu tjetër, skena shqiptare në Kërçovë paraqitet me një tablo tërësisht të kundërt. Jo një, por tre kandidatë shqiptarë do të garojnë për kryetar komune.

Në këtë rast, blloku i bashkuar maqedonas do bëjë përpjekje që votat e komuniteteve të vogla, turqit dhe romët ti tërheqin në favor të tyre për të thelluar diferencën në kutitë e votimit.

Por, historia e tre mandateve të kaluara në Kërçovë, tregon se diaspora shqiptare ka qenë vendimtare për fitoren. Për vetë faktin që shpresa e fitores lidhet tek mërgata dhe jo tek maturia e partive tona, është një tregues shqetësues për mungesën e papërgjegjshmërisë që demostrojnë subjektet shqiptare, karshi detyrimit që kanë ndaj Kërçovës.

Kështu, diaspora edhe kësaj rradhe ngelet shpresa e vetme për të përsëritur historin e fitores. Por me një ndryshim thelbësor. Për të qenë të sigurt në arritjen e fitores, votuesët nga mërgata duhet të vijn në të dy ciklet zgjedhore, në 19 tetor dhe në 02 nëntor.

E nëse flasim me gjuhën e shifrave, të tre pretendentët shqiptar (së bashku),që të kenë qoft edhe një votë më shumë se rivali i tyre maqedonas, në mënyrë që të kemi kandidat në rrethin e dytë zgjedhor, më rezulton se vota e mërgatës nuk duhet të jetë më pak se treshifrore.

Vetëm kështu në datë 02 nëntor do të kemi balotazh mes fituesit në kampin shqiptar me kundër kandidatin maqedonas. Pra, që triumfi të jetë i sigurt, jo më pak se 3000 votues duhet të kemi në të dy rrethet zgjedhore nga diaspora. Në këtë rast si gjithnjë është mirë që diaspora të vetë organizohet përmes shoqatave, në variantin që një mërgimtar mos detyrohet të vij dy herë. Pra të ketë një koordinim i cili do jetë në shërbim të dyfisht.

Fal diasporës ndaj bindjen se trofeu do të ngeli në duarët e qenjes sonë. Por gjithashtu, duhet pranuar se një fitore e tillë do të jetë më shumë një triumf moral sesa një përparim real.

E mbi të gjitha një shuplakë për partitë dhe përfaqësuesit shqiptarë. Shpresa ngelet që në të ardhmen, pjekuria politike të shndërrohet në përgjegjësi konkrete, në mënyrë që të mos rrezikohet humbja e Kërçovës nga vetja, edhe kur forca mes nesh ekziston për ta fituar.

TË FUNDIT

Venera Azizi: Shqipja për herë të parë edhe në kartelat e identifikimit në Qeveri

Janevska paralajmëron rregulla të reja për tekstet shkollore

Izraeli nisi pushtimin e plotë të Gazës

Kur pritet të përfundojnë dëshmitë e mbrojtjes?

Miratohet vendimi, parcela e cila më parë i takonte kazermës së Armatës, t’i bartet në pronësi të përhershme Universitetit Nënë Tereza

Luiz Ejlli në zi, humb një person të dashur

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË