Dimitrievski për herë të tretë fitoi Kumanovën, tha se kjo është një porosi të cilën ai e kupton dhe do ta zbaton

Picture of INA
INA

03/11/2025

Kandidati i ZNAM për Kumanovën, Maksim Dimitrievski siguroi mandatin e tretë si kryetarë i kësaj komune përmes një rezultati me dallim minimal nga kundër-kandidati tij, Goran Stojkovski-Diro që në garë doli si i pavarur. Dallimi mes tyre rezultoi 1330 vota në favor të Dimitrievskit edhe pse në raundin e parë, Stojkovski-Diro kishte gjysmën e votave që mori në balotazh. Në deklarimin e tij të parë pas shpalljes së fitores, Dimitrievski falënderoi VMRO-DPMNE-në për mbështetjen dhe tha se kjo është një porosi nga qytetarët të cilën ai do ta zbaton.

“Unë e mora porosinë nga kumanovarët. Obligim dhe prioritet i imi mbetet që të vazhdoj të punoj për Kumanovën dhe në mënyrë plotësuese ZNAM të pozicionohet në skenën politike. Dua t’i falënderoj partnerët e koalicionit që dhanë mbështetjen për mua, VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin qeverisës”, deklalroi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Kumanovës.

Kandidati i pavarur, Goran Stojkovski-Diro i cili në garë zgjedhore u fut për herë të parë tha se rezultati për të është motiv për të vazhduar rrugëtimin e tij politik dhe betejën për Kumanovën.

“Lëvizja Rend për Kumanovën e dyshoi mbështetjen nga rrethi i parë. Kjo tregon se shumë qytetarët e njohën energjinë, sinqeritetin dhe vizionin. Ky nuk është një fund por një fillim për Kumanovën e re. Kumanovën ku nduk do të ketë “tanët” dhe “tuaj” por vetëm njerëz që duan të nesërme më të mirë”, theksoi Goran Stojkovski-Diro, kandidat i pavarur për Kumanovën.

Referuar rezultateve nga kutive e votimit dhe vend votimet, Stojkovski-Diro ka marrë shumicën e votave shqiptare në lagjet dhe vendbanimet shqiptare. Dimitrievski pati mbështetjen e një pjese të koalicionit VLEN, ndërsa morri edhe mbështetjen e komunitetit serb të organizuar në subjekte politike nën udhëheqjen e zëvendëskryeministrit, Ivan Stoillkoviq.

TË FUNDIT

Branko Cërvenkovski i përfshirë në fitoren e kandidatit maqedonas në Kërçovë?

Forca që s’përkulet: Vjosa Osmani nderon Njësinë Speciale të FSK-së

Qendërmbrojtësi i KF Bashkimi ftesë Maqedonia U-21

Limaj me një propozim të ri: Të gjithë bashkë kundër Vetëvendosjes

Fetai: Kërkuan referendum, e morën referendumin!

Triumfi bindës dhe rreziku i pushtetit absolut në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË