-Në Vardarishte kemi aksion të shkëlqyer, Vardarishtja nuk është nga tani. Ata miliona tonë mbeturina nuk janë nga kjo qeveri, vetëm se kjo qeveri për herë të parë arreston, ata që ilegalisht shkrijnë kabllo për të prodhuar bakër, që ta shesin pastaj. Për herë të parë, kjo qeveri vendosi që ta zgjidh problemin, ta shuajmë, të bëjmë çfarë të bëjmë. Ja, ka mbledhje koordinuese sot dhe do ta zgjidhim. Dhe është mirë që qytetarët kanë pritje nga kjo qeveri për shkak se nga të kaluarit e pamë sesi kaloi dekadat e kaluara, tha mes tjerash kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me problemin me deponitë, përcjell TV21.
Mickoski tregoi edh eplanin për deponinë Drislla, për të cilin tha se do të veprojnë, kur t’i marrin kompetencat.
“Vardarishten nuk e kemi bërë ne për këto 15 vjet, ajo është bërë 35 vjet, ndoshta edhe më tepër, por ne do ta zgjidhim, ashtu siç do ta bëjmë kur t’i marrim kompetencat, do ta rregullojmë Drisllën, do ta paketojmë dhe do të duket si deponi moderne evropiane, me fabrikë që do të prodhojë energji dhe e cila do të prodhojë, deponojë, riciklojë mbeturina e kështu me radhë. Dhe do të jetë me partneritet privato-publik, nga tani po e them. Do të jetë tender publik, me kritere të qarta. Ja nga tani po ju them, sërish do të ketë organizata joqeveritare që do të jenë kundër, nga tani po ju them. Por duhet të mbaheni, në jetë nuk ka gjëra ideale, duhet të luftoni. Ndërsa luftoni për atë që besoni, unë besoj që kjo është zgjidhje e duhur dhe do të luftoj”, theksoi mes tjerash Mickoski.