Dosja për Fatmir Shehollin: Veproi nën urdhrat e BIA-s, cenoi sigurinë e Kosovës

Picture of INA
INA

13/10/2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike.

Tutje, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, Sheholli ngarkohet se më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.

Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre të cilat më pas janë publikuar në disa prej mediave online në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe rrjedhimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, raporton Betimi për Drejtësi.

Me këto veprime Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

TË FUNDIT

Dauti: Tabela në pikën kufitare të “Qafë Thanës” pas shumë vitesh tani edhe në shqip!

Kasami: Stadiumi po bëhet realitet!

Vuri bast për ndeshjen Serbi-Shqipëri, arrestohet fituesi i “Ferma VIP”-it ?

“Albin Kurti ka të drejtë”: Exit-pollet e Baton Haxhiut, armë e luftës hibride serbe kundër Kurtit

Bujar Osmani: Po i japim fund shantazheve me 13.000 lëndë që për vite me radhë janë fshehur në sirtarë

Kasami dhe Rexhepi me premtime të mëdha për Tetovën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË