E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë

Picture of INA
INA

13/09/2025

Partia politike E Majta sot i kumtoi emrat e kandidatëve me të cilët në zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor do të garojë në tre komuna me shumicë shqiptare – Tetovë, Gostivar dhe Strugë.

Në Komunën e Strugës, E Majta do të garojë me deputeten aktuale Jovana Mojsoska, e diplomuar në Fakultetin për Siguri dhe sekretareshë e përgjithshme e partisë.

Në Komunën e Tetovës me dr.Katka Bozhinovska, doktor i shkencave juridike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Ndërsa, në Komunën e Gostivarit do të garojë me Darko Grujoskin, IT-specialist dhe operator i informatikës.

Nga E Majta bëjnë thirrje për mobilizim të të gjithë qytetarëve të cilët dëshirojnë ndryshime dhe duan që në komunat e tyre të mbizotërojnë vlerat e vërteta.

Në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Gostivarit do të garojnë edhe Valbon Limani nga Aleanca Kombëtare për Integrm, Sebaedin Dauti nga Koalicioni VLEN dhe kandidati i pavarur Visar Ademi.

Për të parin e Komunës së Tetovës në garë janë kryetari aktual Bilall Kasami nga Koalicioni Vlen, Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Në garë për kryetar të Komunës së Strugës janë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Besnik Asani dhe Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim. (Portalb.mk)

TË FUNDIT

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Arifi: Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë nis rrugëtimin drejt fitores

E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

“Blushi should be blushed.”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË