Këngëtari nga Ferizaj, Mentor Hajrizi, ka lënë garën e Big Brother VIP Kosova.
Sapo u bënë 24 orë prej kur Mentori u bë pjesë e garës, ai menjëherë hoqi dorë nga çmimi i madh, shkruan IndeksOnline.
Përpara banorëve, Mentori tha se humbja e një familjari të tij javën e kaluar e ka rënduar emocionalisht dhe nuk mund të përballojë lojën.