E pazakontë/Shqiptarja lind fëmijë me partnerin e ri, por fëmijës i japin atësinë e ish-bashkëshortit (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

20/09/2025

Valbona nga Elbasani është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për historinë e saj të pazakontë. Pas 15 vitesh vendosi t’i japë fund një martese që ajo e quan abuzive.

Valbona ka një fëmijë 15-vjeç që nuk e takon, pasi nuk e lejon ish-bashkëshorti. I është dashur të durojë dy vite që të përfundojë procesi i divorcit dhe gjatë kësaj kohe, Valbona njihet me një person tjetër me të cilin në nëntor 2023, i vjen në jetë një djalë.

Fëmija nuk regjistrohet për 7 muaj, derisa gjykata bën ndarjen finale. Por kur e regjistrojnë, djalit të vogël i japin atësinë e ish-bashkëshortit të Valbonës.

Veç të tjerash, tani Valbona duhet të pajiset me prokurë që të mund të lëvizë me fëmijën, gjë që ish-bashkëshorti nuk ia bën.

Emisioni “Stop” shkoi pranë gjendjes civile në njësinë Bradashesh, ku punonjësja tha që veprimet janë bërë konform Kodit të Familjes, pasi fëmija ka ardhur në jetë në një kohë që nuk ka qenë finalizuar procesi i divorcit.

Për të bërë ndryshimet, zonja duhet t’i drejtohet gjykatës dhe të provojë atësinë.

Avokatja Eda Grimçi dhe Klaudi Zholi, tregojnë se Kodi i Familjes duhet ndryshuar.

TË FUNDIT

Çfarë ndryshimesh priten në vjeshtë në Gjermani?

Republikani Mast çon amendament në Kongres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet prioritet i SHBA-së

SHBA nuk e do Kurtin në krye të Kosovës? Çejku: Ka një ngërç shumë të madh

Refuzohet kandidatura, VLEN nuk do të ketë kandidat për kryetar në Butel

Estonia aktivizon nenin 4 të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia

VLEN: Hipokrizia e BDI-së në Likovë nuk kalon më

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË