Edhe banorët e Strugës ankohen për ndotje të madhe për shkak të mbeturinave

Picture of Ina Online
Ina Online

15/09/2025

Çdo natë Struga mban erë të deponisë së djegur, thithim helme, ndërsa institucionet heshtin, thonë nga nisma qytetare “Mjaft është”.

Ata së bashku me një firmë avokatie, dorëzuan ankesë në Komunën e Strugës, Ministrinë e Brendshme dhe Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, duke kërkuar që të zbardhet se cili është burimi i saktë i ndotjes, nëse është shkaktuar nga faktori njeri, apo ndoshta shkak janë ndikimet atmosferike, si dhe të merren masa konkrete dhe urgjente për ta ndaluar përfundimisht atë.

„Ne nuk mund t’i hapim dritaret në shtëpitë tona, fëmijët nuk mund të frymojnë normalisht dhe të gjithë jetojmë së bashku në frikë nga ajo që e thithim. Dhe kjo nuk është vetëm erë e pakëndshme, janë helme që kërcënojnë seriozisht shëndetin tonë. Mesazhi ynë është i qartë, mjaft, Struga meriton ajër të pastër, jo helmim dhe heshtje. Ne si qytetarë nuk do të ndalojmë së kërkuari përgjigje dhe hapa konkretë. Është koha për veprim, dhe atë menjëherë”, deklaroi Vlladimir Stojkoski, avokat.

Nga nisma qytetare “Mjaft është” ankohen se muajt e fundit gjatë orëve të mbrëmjes përhapet erë e keqe e cila ngjan si djegie të mbeturinave.

“Organet kompetente në këtë rast, kryetari i komunës, duhet të dalin me informacione se ku është burimi i ndotjes, çfarë e ka shkaktuar këtë ndotje, nëse ndotja është brenda kufijve, cili është niveli mbi atë normal të ndotjes, çfarë ndikimi do të kishte mbi shëndetin e njerëzve, nëse do të kishte pasoja negative për personat kronikë ose shtatzënat, si dhe masat që duhet të ndërmarrin qytetarët për t’u mbrojtur nga kjo ndotje”, tha Gligorie Qatoski, Iniciativa qytetare “Mjaft është”.

Pyetëm në Komunën e Strugës se çfarë masash do të ndërmarrin për të zgjidhur problemin e ndotjes së ajrit, por nuk morën përgjigje. Struga për vite me radhë po mbytet në mbeturina, të cilat çdo ditë grumbullohen në deponinë joligjore të qytetit, që ndodhet vetëm 500 metra nga shtëpitë e qytetarëve. Aty çdo vit depozitohen deri në 40 tonë mbeturina. Një nga premtimet e para të kryetarit Ramiz Merko, në fillim të mandatit të tij të tretë, ishte që deponia të zhvendosej në një lokacion tjetër, por kjo deri më sot nuk ka ndodhur. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Rubin: Hill përpiqej të dëmtonte figurën time dhe të Albrightit

Rubin nga Haga: Thaçi nuk merrte vendime për UÇK-në, urdhrat ia jepnin komandantët

Në ditëlindjen e Eglit, vjen urimi për Gjestin që s’e priste askush

Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!

Edhe banorët e Strugës ankohen për ndotje të madhe për shkak të mbeturinave

Rubin: Në ’99-tën mësova për marrëdhëniet e CIA me Ramush Haradinajn, ishin në kontakt prej vitesh

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË