Edon Zhegrova debuton me Juventusin në ndeshjen spektakolare ndaj Dortmundit

Picture of INA
INA

17/09/2025

Momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Edon Zhegrova ka debutuar me fanellën e Juventusit.

Ylli kosovar iu bashkua Zonjës së Vjetër në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, teksa tani ka bërë edhe debutimin për bardhezinjtë.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 86-të në vend të Kenan Yildiz, derisa i dha adrenalinë lojës kur Juventusi ishte duke humbur 2-4 nga Borussia Dortmundi.

Juventus u rikthye në lojë duke barazuar në fund rezultatin 4-4.

Reprezentuesi dardan në golin e katërt ishte pjesëmarrës, teksa u nis në sulm dhe pasoi te Vlahovic i cili asistoi te Kelly për të barazuar rezultatin në 4-4.

Gjatë këtyre minutave sa qëndroi në fushë, Zhegrova kishte 15 prekje të topit, derisa nga 12 pasime nëntë ishin të sakta.

Paraqitje e mirë e Zhegrovës, e para në vitin 2025 pas lëndimit që kishte pësuar sa ishte pjesë e Lille.

Në ndeshjen ndaj Veronës në Serie A, pritet që trajneri Igor Tudor t’i japë më shumë hapësira sulmuesit dardan i cili sot në 10 minuta sa ishte në fushë tregoi se është në formë të mirë.

TË FUNDIT

AKI dhe VLEN: drejt katastrofës apo referendum për shqiptarët?

Zjarri në Trubarevë: U vazhdohet paraburgimi edhe për 48 orë personave të arrestuar

Qeveria zhgënjim i madh, Arben Taravari: Këto janë arsyjet pse u largova

Kush mund të jenë dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes?

Rubin sfidohet nga gjykatësit për rolin e Thaçit: Ne donim që ai të bëhej udhëheqës

Kamberi: Në Serbi po bëhen përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË