E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ishte ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Ajo ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…
Pyetja- Pasi të mbarojë “Yes Day” si projekt, ka në plan Egli diçka tjetër?
“Kam, patjetër që e kam në plan diçka tjetër. Nuk është se e kam si natyrë që të parashikoj të ardhmen ose të eci në të, por dua që të bëj mirë atë çfarë po bëj tani. Gjihmonë e kam një parapërgatitje të vogël dhe e kam një plan B. Jam duke menduar për diçka, por nuk mund ta them konkretisht se çfarë.
Lei i bëri një pyetje direkte nëse do të donte që ta prezantonte “Big Brother VIP Fan Club” dhe Egli u përgjigj duke thënë se:
Me thënë të drejtën patjetër që po. Nëse do të më besohej do të isha shumë e lumtur, por unë nuk jam natyra që i ngacmoj njerëzit ose të shkoj ti them dikujt që ‘shiko jam dhe unë, a do të më konsiderosh’. Unë mendoj që sidomos në këtë moment që jemi askush nuk e ka nevojën që ti t’i dalësh përballë dhe ti thuash që je këtu.
Ti i di vlerat pak a shumë tani e dinë edhe aftësinë në moderim kushdo që e ka kompetencën e përzgjedhjes dhe nëse e meritoj po dhe është kaq e thjeshtë…