Këngëtarja Egli Tako ka dhënë një njoftim të papritur në rrjetet sociale, duke njoftuar mbylljen e kanalit të fansave, i cili quhej “Egli’s Family GCH”, për shkak të problemeve me pronësinë.
Në njoftimin e saj të ndarë në “Instagram”, ajo sqaroi situatën, duke u shprehur e zhgënjyer: “Zemrat e mia, duke uruar të jeni mirë, dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për gjithë suportin dhe dashurinë që ma jepni me kursim, dua t’ju lajmëroj se ky kanal nuk është në pronësinë time dhe mund të bëni unsubscribe lirisht, pasi e di që e keni suportuar në nisje të projekteve të mia, por nuk do të ketë më asnjë aktivitet lidhur me mua dhe emrin tim në vazhdim”.
Ajo u kërkoi ndjekësve të bënin unsubscribe dhe premtoi se do të hapë një kanal të ri për projektet e saj muzikore: “Deri në hapjen e një kanali të ri mbi projektet e mia muzikore, po ju një përqafim të madh dhe ju dua shumë!” por çfarë ndodhi me Eglin?
Qëkur doli nga “Big Brother”, artistja nisi të angazhohej më seriozisht me muzikë, duke gjetur çdo hapësirë për bashkëpunime. Por mes shumë kontratash të lidhura, duket se disa prej tyre kanë shkuar keq. Dështimi i parë nisi me bashkëpunimin me Fifin. Ka qenë artistja nga Kosova, ajo që kishte pranuar të merrej me realizimin e këngëve dhe videoklipeve për Eglin, por mes tyre ka pasur pakënaqësi për ndarjen e të ardhurave nga këto projekte.
Thuhet se Egli ka kërkuar një përqindje më të lartë nga fitimet, gjë që Fifi nuk e ka pranuar, çka ka çuar në një krisje të dukshme të marrëdhënies së tyre. Pas këtyre problemeve për fitime më të mëdha të kërkuara nga Egli, e njëjta situatë është përsëritur me kanalin e fansave. Artistja ka kërkuar që të ketë fitime më të mëdha nga audienca e krijuar, çfarë edhe ka nisur përplasjet mes saj dhe atyre që menaxhonin kanalin. Pas pretendimeve, Egli, ka bërë thirrje që ndjekësit të largohen nga kjo faqe. Duket se problemet me financat që pas daljes nga “Big Brother” kanë qenë kryefjala e karrierës së Eglit. Pretendimet e këngëtares kanë qenë shumë të larta, në krahasim me atë që ajo ofron.