Ish finalistja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram Story” disa mendime lidhur me vaksinimin e fëmijëve, duke theksuar se çdo prind duhet të marrë vendimet vetë për familjen e tij.
Pas postimit, një ndjekës e kritikoi duke i thënë se me një platformë kaq të madhe nuk duhet të ndikojë tek prindërit e tjerë që të mos vaksinojnë fëmijët e tyre. “Fëmijët e tu nuk të detyron kush t’i vaksinosh, por të lutem mos influenco të tjerët që të mos bëjnë gjënë e duhur për fëmijën e vet,” – shkruhej në mesazh.
Einxhel vendosi të kthejë një përgjigje të qartë, duke sqaruar se qëllimi i saj nuk është të ndikojë tek askush, por të nxisë njerëzit të informohen dhe të hulumtojnë vetë. “Pikërisht ajo që kam thënë është mos merrni influencë nga askush, por lexoni dhe hulumtoni vetë. Se çfarë është gjëja e duhur për fëmijën e vet e dinë vetëm prindërit, as unë dhe as ti,” – u shpreh ajo.
Në një tjetër reagim, moderatorja shtoi se njerëzit kanë të drejtë të informohen pa censurë dhe se qëllimi i saj është thjesht të japë një këndvështrim ndryshe, pa imponuar mendimin personal tek të tjerët