Sportmania ju prezanton një tjetër histori frymëzuese të suksesit nga diaspora shqiptare. Elisa Asllani, vajza me origjinë nga Dobroshti i Tetovës, po shkëlqen në futbollin danez dhe tashmë është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së femrave U16 të Danimarkës.
Debutim dhe paraqitje standarde
Dje, Elisa ishte titullare në formacionin e Danimarkës U16 që mposhti Zvicrën U16 me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Hvidovre Stadium. Ndeshja e dytë mes dy përfaqësueseve do të luhet më 21 shtator, sërish në Danimarkë.
Një familje e përkushtuar ndaj sportit dhe edukimit
Familja Asllani njihet për përkushtimin ndaj edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve. Djali i familjes, Abdullah Asllani, luan për Lyngby dhe është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U19, ndërsa motra Elisa Asllani është pjesë e klubit të femrave Nordsjælland.
E ardhmja duket premtuese
Me punë, disiplinë dhe përkushtim, Elisa dhe vëllai i saj po japin sinjale të qarta se janë në rrugën e duhur për t’u bërë futbollistë cilësorë. Më e rëndësishmja, ata po përfaqësojnë me dinjitet familjen, kulturën dhe kombin shqiptar kudo që luajnë./Sportmania.al