Çdo shtëpi e re nis me një ëndërr të ëmbël, e ndonjëherë mjafton vetëm një skedë fati. Lotaria Shtetërore me krenari e paraqet skedën instant “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, që ofron mundësi për fitime të holla dhe një nga ëndrrat më të mëdha të jetës – të bëhesh pronar i një shtëpie në Shkup.
Me një çmim prej vetëm 100 denarësh, secili ka shansin të sfidojë fatin. Loja është e thjeshtë dhe e shpejtë: gërvishen tre numrat fitues dhe më pas të gjitha 15 fushat e skedës. Nëse ndonjë nga numrat e tu përputhet me ndonjë nga numrat fitues, skeda është fituese. Nën sipërfaqen me shkëlqim ndoshta fshihet pikërisht çelësi i shtëpisë tënde të re.
Çmimi kryesor është një banesë në një kompleks të ri dhe modern në komunën e Aerodromit – një nga zonat më të kërkuara urbane në Shkup. Përveç banesave, skeda ofron edhe shumë shpërblime të holla në vlera prej 100 deri në 100.000 denarë, që e shton më shumë emocionin.
Në shitje është seria e dytë e skedës instant “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, dhe deri tani nga të dyja seritë, tashmë ka fitues me fat që e realizuan ëndrrën e tyre. Njerëz nga pjesë të ndryshme të vendit – Shkup, Shtip, Bitola, Kavadar, Tetovë, Kërçovë, Prespë dhe Resnjë – tashmë janë vendosur në shtëpitë e tyre të reja. Historitë e tyre dëshmojnë se fati zakonisht vjen kur më së paku e pret.
Për dikë, “Shtëpi e ëmbla shtëpi” do të thotë më në fund një kulm mbi kokë. Për dikë tjetër, një dhuratë për fëmijën apo të afërmit. Kjo nuk është vetëm një lojë – është një mundësi e vërtetë për jetën, për të ndier siguri, stabilitet dhe për të bërë një hap të madh përpara.
Skedat mund të blihen në të gjitha pikat e shitjes të Lotarisë Shtetërore në të gjithë vendin. Ju kujtojmë se lojërat e fatit janë një formë argëtimi dhe duhen luajtur me përgjegjësi.