Ish-zëvendëskryeministri dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, ka falënderuar publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për urimin e tij pas fitoreve të VLEN-it në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi, ai e quajti Kurtin mik të çmuar, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre, gjatë periudhës së qeverisjes, ka qenë i sinqertë, i thellë dhe i bazuar në besim.
“Përgjatë muajve në qeveri, sa unë isha zv/kryeministër, bashkëpunimi ynë ka qenë i sinqertë dhe i thellë. I njëjti do të vazhdojë ende, sepse marrëdhëniet tona janë të fuqishhme e të palëkundura,” thuhet në reagim.
Ai vuri në pah se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërtuar tashmë një partneritet të qëndrueshëm, të bazuar në projekte konkrete dhe miqësi të përbashkët, duke shtuar se puna mes dy qeverive forcon lidhjet vëllazërore e fqinjësore mes dy vendeve.
“Punët e mira mes dy qeverive i forcojnë lidhjet tona vëllazërore e fqinjësore,” përfundon postimi.
Reagimi vjen pas urimit të kryeministrit Kurti për suksesin e VLEN-it në 10 komuna, çka u pa si sinjal i vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë politik e institucional mes Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës.