Familja shqiptare sulmohet nga tifozët serbë në Zvicër (FOTO)

Picture of Ina Online
Ina Online

15/10/2025

Një familje shqiptare është sulmuar në Cyrih të Zvicrës të shtunën mbrëma, menjëherë pas ndeshjes eliminatore për Botërorin 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë, që përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1:0 në Leskoc.

Sipas raportimit të mediumit zviceran “Blick”, familja shqiptare kishte dalë për të festuar fitoren e Shqipërisë, duke udhëtuar me një veturë Mercedes që mbante flamurin kombëtar shqiptar.

Në zonën Schwamendingen, pranë një bari, ata ranë në kontakt me një grup tifozësh serbë.

“Papritmas, një i ri vrapoi drejt makinës sonë dhe na theu xhamin e përparmë me një objekt të fortë, ndoshta zinxhir apo rrip.

Copëzat e xhamit fluturuan në ulësen e pasme, ku ishte vajza jonë 10-vjeçare”, rrëfen Donika J., e cila ndodhej në ulësen e pasagjerit.

Ajo thotë se sulmuesi goditi xhamin në lartësinë e kokës së saj dhe shpërthimi i xhamit ishte aq i fortë sa familja u trondit rëndë.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që diçka e tillë do të ndodhte në Zvicër”, shtoi ajo me lot në sy.

Familja njoftoi menjëherë policinë e Cyrihut, e cila konfirmoi se ka marrë të paktën një raportim për një veturë të dëmtuar dhe disa njoftime për trazira gjatë mbrëmjes.

Incidenti në Zurich nuk ishte i vetmi. Edhe në Luzern, pas ndeshjes, janë raportuar përleshje dhe provokime mes tifozëve të Serbisë dhe Shqipërisë.

Sipas policisë, festimet shkaktuan bllokime trafiku dhe mbyllje të përkohshme të rrugëve, ndërsa u lëshuan 50 gjoba për shkelje të ndryshme të ligjit të trafikut.

Autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa komuniteti shqiptar në Zvicër ka dënuar sulmin, duke kërkuar ndërhyrje më të ashpër të policisë ndaj akteve të urrejtjes etnike. /telegrafi

Familja shqiptare sulmohet nga tifozët serbë në Zvicër

TË FUNDIT

Fahri Xharra: S’mund ta besoj, ka shqiptarë që flasin për rikthimin e Serbisë?!

Izet Mexhiti nga Gazi Baba: “Çdo kosh i shënuar është hap drejt ëndrrave – kjo është rinia që ndërton të ardhmen

​Prekaz, nis marshi me motoçikleta drejt Hagës

Promovohet rruga Pallaticë–Zhelinë, Sejdiu: Ta gëzojnë shumë gjenerata

Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes, ndan foton me bashkëshorten e tij: Vjeshta, stina kurorë e jetës sime

Mark Rutte: NATO-ja dhe BE-ja po punojnë për të ngritur një ‘mur kundër dronëve’ për mbrojtjen e Evropës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË