Fatmir Limani: “Mërgata është oksigjeni i kombit dhe bekimi i Kërçovës”?

Picture of Ina Online
Ina Online

03/10/2025

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, gjatë takimit me mërgatën kërçovare ka vlerësuar lart rolin e tyre si “zemra dhe shtylla e fortë e vendlindjes”. Ai tha se mërgata është oksigjeni i kombit dhe bekimi i Kërçovës, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit për mbështetjen e ndryshimeve të domosdoshme në këtë komunë.

“Kurbeti ngjan si mallkim, por ju e keni bërë bekimin tonë kombëtar. Prandaj ne si qeveritarë, si kryetarë komune, duhet t’ju shohim si të bekuarit tanë dhe si vendimmarrës”, tha Limani, duke premtuar krijimin e kushteve që rinia të kthehet apo të lidhet pazgjidhshmërisht me vendlindjen.

Ai shtoi se programi i tij përfshin instrumente konkrete për përfshirjen e mërgatës në qeverisje dhe projekte për rininë, ekonominë, si dhe bonuse, grante e nisma zhvillimore.

“Na duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, me qeverinë, por edhe me vëllezërit tanë të opozitës. Rotacioni është i shëndetshëm, si jeta që zhvillohet me cikle. Askush nuk humb, të gjithë fitojnë”, theksoi kandidati i VLEN-it.

Limani premtoi se do të qëndrojë njeri i fjalës së dhënë dhe të mbajtur për të gjitha projektet, duke ftuar mërgatën të bëhen pjesë e një “Kontrate të Besës” mes tij dhe qytetarëve:
“Më jepni votën, unë ju jap Kërcovën e dekadës së re. Kërcovën e rotacionit, ndryshimit, Kërcovën lule që i prin shoqeve të veta”, përfundoi ai. (INA)

TË FUNDIT

Fatmir Limani: “Mërgata është oksigjeni i kombit dhe bekimi i Kërçovës”?

Hamas i thotë “PO” planit të Trump, lirojmë pengjet, por kanë një kusht

Takim me luftëtarët shqiptarë të Kroacisë – Ali Ahmeti: Emrat e heronjve tanë mbeten të gdhendur në histori

Flasin nga Shtëpia e Bardhë pasi Edi Rama bëri shaka me Macronin e Aliyevin për presidentin Trump

“Me Gostivarin në zemër”, Valbon Limani prezanton programin 2025-2029

Tragjedi në Kërçove, ndërron jetë i riu Kushtrim Kadriu

ME TE LEXUARA

1
Fatmir Limani: “Mërgata është oksigjeni i kombit dhe bekimi i Kërçovës”?
1
Hamas i thotë "PO" planit të Trump, lirojmë pengjet, por kanë një kusht
1
Takim me luftëtarët shqiptarë të Kroacisë – Ali Ahmeti: Emrat e heronjve tanë mbeten të gdhendur në histori
1
Flasin nga Shtëpia e Bardhë pasi Edi Rama bëri shaka me Macronin e Aliyevin për presidentin Trump
1
“Me Gostivarin në zemër”, Valbon Limani prezanton programin 2025-2029

LEXO MË SHUMË