Fatmir Limani: Nuk e bëri askush për 40 vjet – Spitalin e Kërçovës do ta bëj unë

Picture of INA
INA

03/10/2025

Gjatë një takimi me Forumin e Grave të Koalicionit VLEN në Kërçovë, kandidati për kryetar komune, Fatmir Limani, ka dhënë një deklaratë të fuqishme dhe të drejtpërdrejtë për një nga çështjet më të rëndësishme të qytetit: ndërtimin e Spitalit të Kërçovës – një projekt që është zvarritur për më shumë se katër dekada.

“Në 40 vjet, nuk e përmbylli dot askush. Asnjë president, asnjë ministër, asnjë kryetar. Nuk e bëri Titoja, nuk e bëri Gligorovi, as Gruevski, as Aliu, as Zaevi, e as Kovaçevski. Por atë do ta bëj unë, Fatmir Limani! Unë e kam mundësuar buxhetin si ministër, unë do ta realizoj si kryetar komune. Në bashkëpunim me qeverinë, spitali do të ndërtohet, dhe qytetarët e Kërçovës më në fund do të kenë shëndetësi dinjitoze, jo premtime boshe,” u shpreh Limani.

Limani theksoi se ky projekt nuk është vetëm një premtim elektoral, por një detyrim moral ndaj qytetarëve të Kërçovës. Në përmbyllje të fjalës së tij, ai u shpreh:

“Keni besën time si hipotekën më të mirë për premtimet e mia. Keni emrin tim si garanci.”

Ky premtim ka nxitur reagime të shumta pozitive në mesin e qytetarëve të cilët e vlerësuan këtë si një hap konkret drejt përmirësimit të jetës në Kërçovë.

TË FUNDIT

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Presidenti kroat: Qeveria Kurti po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi

Kurti: Lidhja jonë me Shqipërinë, përveçse historike e shpirtërore, duhet të jetë edhe fizike

Të dhëna alarmante për numrin e grave të vrara në 5 vitet e fundit

Rreth 20 persona vdesin në vit nga lëndimet në vendin e punës

Rexhepi: Tetovari nuk blihet, mos luani me dinjitetin e këtij qyteti!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË