Fatmir Limani porosi mërgimtaëve: “E keqja ka një emër – por nuk është më e fortë se vullneti ynë për ndryshim”

Picture of Ina Online
Ina Online

28/09/2025

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, tha se në mes tingujve të këngës për flakadanin e lirisë dhe krenarisë së tij, Bacën Beqe, u mirëprit me dashuri nga komuniteti turk në Freiburg të Gjermanisë. “Kjo pritje më shton edhe më shumë përgjegjësinë time ndaj jush, mërgatë dhe qytetarë të Kërçovës,” theksoi Limani.

Sipas tij, siç ka theksuar edhe Ayhan Sulkovski, ky tubim nuk ishte mbledhje politike, por bashkim familjar – dëshmi se vetëm të bashkuar mund të korrim sukses. Njëri nga mërgimtarët, tha Limani, ka theksuar se edhe pse jetojnë larg, zemrën e kanë në Kërçovë, ku duan të kthehen dhe të gjejnë qytetin e tyre me dinjitet e kushte më të mira për fëmijët. Për këtë arsye, ata e mbështesin fuqishëm kandidatin për kryetar, sepse besojnë se ai përfaqëson shpresën dhe ndryshimin.

Ai u zotua se me mbështetjen, fuqinë dhe shpresën e qytetarëve, Kërçova do të ndërtohet siç është ëndërruar – një vend ku jetohet me dinjitet, drejtësi dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Limani rikujtoi se diaspora ka qenë dhe do të mbetet shtylla më e fortë e vendlindjes, qoftë me kontribut ekonomik, qoftë me kontribut kombëtar, ndërsa sipas Znj. Teuta, zgjedhjet lokale janë themel i zhvillimit të komunave, aty ku vendoset fati i rinisë, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Megjithatë, Limani nënvizoi se sot qytetarët e Kërçovës ende vuajnë për ujë të pijshëm dhe kushte elementare. “E keqja ka një emër! Është ajo që ju detyroi të largoheni, që i zbraz klasat e shkollave tona, që ua mori gjallërinë rrugëve të Kërçovës, që la prindërit pa fëmijë e fëmijët pa të ardhme. Kush ju dëboi? Kush ua mbylli horizontet? Politikat e gabuara, padrejtësitë dhe mungesa e vizionit. Por kjo e keqe nuk është më e fortë se vullneti ynë i përbashkët,” deklaroi ai.

Në përfundim, Limani u bëri thirrje diasporës dhe rinisë të kthehen, të bashkohen dhe të veprojnë pa hile e me besë, sepse – siç tha – amaneti i të parëve është i qartë: të veprohet në vendlindje. (INA)

TË FUNDIT

Pse është kaq e rëndësishme prania e liderëve të Kosovës në OKB?

Izet Mexhiti: Me fyerjet ndaj shqiptarëve, Aliu e vulosi fundin politik

Fatmir Limani porosi mërgimtaëve: “E keqja ka një emër – por nuk është më e fortë se vullneti ynë për ndryshim”

Blerim Sejdiu mes bashkëatdhetarëve në L’Aquila të Italisë

VMRO i reagon Ali Ahmetit: BDI dhe ju jeni zogj, assesi shqiponja!

Izet Mexhiti nderon kontributin e komunitetit boshnjak në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË