Kandidati i VLEN, Fatmir Limani, prezantoi programin për zhvillimin e Kërcovës, duke e firmosur më pas solemnisht nga 400 të rinj.
Bartësja e listës, Teuta Ahmeti Purelku nga Lista, profesoreshë, i bëri thirrje lindjes së shpresës, nëpërmjet punës dhe përgjegjësisë.
Njeri ndër drejtuesit e forumit rinor, kandidat për Këshillin Komunal, Ramazan Dini, zgjodhi të fliste nëpërmjet fjalëve të liderit rinor të LËvizjes për Nepalin, një fjalim shumë emocional kundër klasës së vjetër politike, dhe thirrjes për nënën dhe bashkëshorten e tij, si mbështetje për aktivitetin e tij politik.
Kandidati për kryetar komune nga VLEN, Fatmir Limani e nisi me një përkushtim për minoritetet rome, turke, apo bashkëqytetarët maqedonas, të cilëve ju drejtua dhe në gjuhën e tyre.
Më pas ai duke ju referuar të kaluarës së dhimbshme të babait të vet, tha “unë nuk dua të merrem më lëvdata për të kaluarën, apo kujtime të heronjve, por të shohim nga e ardhmja, sesi të bëjmë Kercovën të jetueshme”.
Ai ilustroi programin për rininë, që parashikon 1% të buxhetit, afro 200 mijë euro, për projekte rinore, dhe 5000 euro,për hapjen e biznesit të një të riu… Fatmir Limani, në stilin e tij kërkoi që duke bashkëpunuar me të rinjtë, të mundësojmë që shtëpitë e braktisura të kenë dritë, që rajoni i Kercovës, që është i bekuar, të përparojë… Më pas duke ju përgjigjur pyetjeve të rinjve, ai tregoi se “nuk e kam të lehtë të fal gjakun e paraardhësit tim, por ai gjak është sot dritë për të ndërtuar rrugën e bashkëjetesës me fqinjët tanë, për t’i dhënë të ardhme këtu rinisë sonë të mrekullueshme”. Më pas në mënyrë solemne, kandidati Limani nënshkroi me të pranishmit, një kontratë të ndryshimit të Kërcovës së dekadave që do të vijnë.(INA)