Faton Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor fiton populli dhe dinjiteti shqiptar

Picture of Ina Online
Ina Online

16/10/2025

Gjatë tubimit madhështor që po zhvillohet sonte në Tetovë nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), shefi i shtabit të kësaj force politike, Faton Ahmeti, përcolli një mesazh të fuqishëm për qytetarët dhe rëndësinë e votës së tyre në zgjedhjet lokale më 19 tetor.

“Qytetari më 19 tetor do të vendosë qartë. Ai do të zgjedhë punën, stabilitetin dhe përparimin. Do të zgjedhë ata që e duan qytetin, që kanë sakrifikuar për të, dhe nuk e shesin atë për interesa personale,” tha Ahmeti para të pranishmëve, njofton TS.

Ai theksoi se fiton e vërteta dhe vlerat që mbajnë gjallë shpresën për zhvillim të qëndrueshëm, arsimin cilësor, rininë dhe dinjitetin shqiptar në komunën e Tetovës.

“Të gjithë e dimë se më 19 tetor fiton populli, fiton vizioni i zhvillimit, arsimit, rinisë dhe dinjitetit shqiptar,” përfundoi shefi i shtabit të AKI-së.

Tubimi po vazhdon me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe mbështetësve, duke reflektuar besimin në projektin dhe ekipin e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kandidatin e saj, Bajram Rexhepin./TS

TË FUNDIT

Premtime të harruara, qytetarë të zgjuar

Bujar Osmani: Kjo Qeveri do të bie më 19 tetor, me një votim arrihen tri fitore

Faton Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor fiton populli dhe dinjiteti shqiptar

Rruga e Kombit, nesër pa pagesë

Balaj: Rama lë përshtypje se i është bashkuar karvanit që po përdor UÇK-në për t’iu kundërvënë Kurtit (video)

Ademi takon krerët e OEMVP-së, bashkëpunimi private-publik i nevojshëm

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË