Faturat e larta të energjisë – frikë nga dimri

Picture of Ina Online
Ina Online

13/11/2025

“Marr rrogë 24.000 denarë, por fatura për këtë muaj ka shkuar mbi 6.000 denarë. Përdorim ngrohjen vetëm në orët më të ftohta dhe përpiqemi të kursejmë energji në maksimum, por shuma është e papërballueshme.”

Kështu shkruan tek INA një qytetar nga Shkupi, i cili si shumë të tjerë, po përballet me faturat e larta të energjisë elektrike dhe frikën se dimri që po afron do të jetë edhe më i shtrenjtë.

Ankesat dhe letrat shqetësuese vijnë nga banorë edhe nga vendbanime tjera.

“Vazhdimisht kursejmë, por prap fatura të larta duke marrë parasysh standartin tonë. Kemi fëmijë të vegjël dhe të moshuar në shtëpi, prandaj nuk mund të presim të përdorim energjinë vetëm gjatë orarit të lirë. Por faturat janë kaq të larta sa që po e shqetësojnë seriozisht buxhetin tonëTani kemi frikë se çfarë do të ndodhë në dhjetor dhe janar.”, thotë nje qytetar nga Kumanova.

EVN ka bërë disa herë apel që për nevojat shtëpiake të përdoret energjia gjatë orarit të lirë për të ulur kostot, por qytetarët thonë se kjo nuk është gjithmonë praktik, sidomos për familjet me nevoja të veçanta.

Ekspertët e energjisë theksojnë se rritja e faturave është pjesë e trendit global të çmimeve të energjisë dhe këshillojnë planifikim të kujdesshëm të konsumit. Megjithatë, për shumë familje të zakonshme, shumat e larta mbeten të papërballueshme.

Qytetarët shprehin pritshmëri për masa konkrete nga autoritetet dhe apelojnë për politika mbështetëse që do të lehtësojnë barrën financiare gjatë dimrit, ndërsa përgatiten për muajt më të ftohtë me shqetësim dhe frikë.(INA)

TË FUNDIT

Krenar Lloga tërhiqet nga Aleanca për Shqiptarët e Selës: Vendimi nuk ishte i lehtë

PZAP: S’ka rivotim në Mitrovicë, shuhen shpresat e PDK-së

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Zagreb

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË