Fetai: Ligji i ri do të garantojë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve më mirë se “balancuesi”

Picture of ina-online
ina-online

30/09/2024

Zv.kryeministri Arben Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar dilema rreth procedurave të punësimit dhe përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në sektorin publik, pas vendimi të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me “balancuesin”.

Ai ka siguruar se Qeveria po ndërmerr masa proaktive për të garantuar se përbërja e sektorit publik do të reflektojë edhe më mirë, edhe më drejtë diversitetin e shoqërisë sonë multi-nacionale.

Ja postimi i plotë:

E kuptojmë shqetësimin tuaj në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka ngritur dilema rreth procedurave të punësimit dhe përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në sektorin publik. Ne ju sigurojmë se Qeveria po ndërmerr masa proaktive për të garantuar se përbërja e sektorit publik do të reflektojë edhe më mirë, edhe më drejtë diversitetin e shoqërisë sonë multi-nacionale.

Deri më tani, Balanceri ka shërbyer si vegël për të definuar përqindjet e komuniteteve gjatë punësimeve në sektorin publik, por nuk ka ofruar mekanizma për të parandaluar deklaratat e rrejshme të përkatësisë e as për të garantuar zhvillimin në karrierë të shërbyesve administrativë. Madje, në shumë raste si për shembull në njësitet elitare të sigurisë, Balanceri nuk është përfillur fare.

Kjo ka çuar në situata absurde dhe të papranueshme, ku shqiptarët janë përjashtuar tërësisht nga institucionet, atyre u janë zënë vendet e punës nga tregtarë të kombësisë, apo edhe pas 15 vjetësh përvojë në administratë, shqiptarët kanë ngelur si bashkëpunëtorë të rinj. Pra, edhe një tjetër zgjidhje gjysmake, një tjetër improvizim i BDI-së.

Me ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që po sjellim, këto abuzime do të jenë pjesë e së kaluarës. Ky ligj do të definojë gjithashtu meritokracinë dhe ngritjen në karrierë për çdo punonjës në administratën publike, në përputhje me performancën dhe aftësitë e tij.

Po punojmë për një ligj të posaçëm që do të rregullojë këto çështje deri në detaje dhe do të sigurojë që të drejtat e çdo populli do të mbrohen, në përputhje me parimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Ndërkohë, të gjitha procedurat janë duke u rishikuar me kujdes për t’u përshtatur me parimet e përfshirjes dhe mosdiskriminimit. Frikat se disa ndonjë popull do të përjashtohet ose ndonjë tjetër do të dominojë, janë të pabaza.

Pra, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pa hyrë në prapavijën politike të këtij vendimi kësaj radhe, nuk do të thotë se ministrat dhe drejtorët shqiptarë do të punësojnë 100% kuadro shqiptare, por as që ministrat dhe drejtorët maqedon do të punësojnë 100% kuadro maqedone.

Të gjithë do të kujdesen për frymën e Kushtetutës dhe të bashkëjetesës, mbi bazën e regjistrimit të fundit të popullsisë, si politikanë dhe zyrtarë të përgjegjshëm, të vetëdijshëm për peshen e vendimeve të tyre.

TË FUNDIT
51 minuta
Mexhiti ja çfarë thotë pë deklaratat e Mickoskit dhe Snopçes për Qeverinë?!
56 minuta
Mickoski: Prej nesër fillon pagesa e pensioneve të rritura
57 minuta
Murtezani: Ndarja e Shqiperisë nga Maqedonia tregon se zgjerimi është i gjallë
1 orë
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
1 orë
Aktakuzë e re ndaj biznesmenit shqiptar në Ohër

ME TE LEXUARA

14 orë
VMRO: LSDM ende nuk ju ka kërkuar falje qytetarëve që i ka quajtur “budalla”
10 orë
Ulet çmimi i benzinës, por jo dhe i dizelit
4 orë
Nga data 1 deri më 30 tetor do të mund të aplikohet për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore
13 orë
Gruevski i shpëton burgut për blerjen e Mercedesit luksoz, vjetërsohet lënda e rastit “Tanku”
9 orë
Vjetërsimi i lëndës ku Gruevski u dënua për blerjen e Mercedesit, VLEN fajëson BDI-në
3 orë
Fetai: Ligji i ri do të garantojë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve më mirë se “balancuesi”
13 orë
Një alpiniste është gjetur pa shenja jete në Malin Sharr
9 orë
Dauti nuk e vendos në rend të ditës ligjin për branitellat: Mos luani me ndjenjat e qytetarëve, kjo na kthen në vitin 2001
2 orë
Kasami priti ambasadorin francez, Christophe Le Rigoleur

LEXO MË SHUMË

mexhiti izet

Mexhiti ja çfarë thotë pë deklaratat e Mickoskit dhe Snopçes për Qeverinë?!

Hristijan Mickoski

Mickoski: Prej nesër fillon pagesa e pensioneve të rritura

orhan murtezani

Murtezani: Ndarja e Shqiperisë nga Maqedonia tregon se zgjerimi është i gjallë

IMG_8503

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

IMG_8499

Aktakuzë e re ndaj biznesmenit shqiptar në Ohër

IMG_8500

Kasami priti ambasadorin francez, Christophe Le Rigoleur

arben taravari arben fetai

Fetai: Ligji i ri do të garantojë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve më mirë se “balancuesi”

Ministria-Arsimit

Nga data 1 deri më 30 tetor do të mund të aplikohet për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore

Mucunski-2

Mucunski me ftesë të Blinkenit mori pjesë në Konferencën e koalicionit global për luftë kundër ISIS-it

INFO

NA NDIQ