Fifi: Nëna ime shiti florinjtë që unë të bëhesha këngëtare

Picture of INA
INA

23/06/2025

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, ka hapur zemrën në një intervistë emocionale me moderatoren Alketa Vejsiu, duke ndarë për publikun rrëfime të ndjera nga rrugëtimi i saj artistik, sfidat personale dhe sakrificat që qëndrojnë pas suksesit të sotëm.

Me një ndjeshmëri që e karakterizon, Fifi ka treguar se hapat e parë në muzikë i ka hedhur falë një gjesti të paharrueshëm të nënës së saj, e cila nuk kurseu as florinjtë e vet për të mbështetur vajzën në ndjekjen e ëndrrës.

“E mbaj mend sikur sot kur kam nisur të bëj muzikë, kur nëna ime mori florinjtë e saj dhe i shiti për të m’i dhënë mua, që të bëhesha unë”, kujton Fifi me emocion.

Por rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo ka ndarë me publikun një ndjenjë të fortë ankthi që e ka shoqëruar gjatë krijimit muzikor – një frikë e përhershme se do ta humbte frymëzimin në momentin më të papritur.

“Kisha një frikë çka nëse harroj çfarë jam duke shkruar, atë vijën melodike që e kam bërë në kokë… çka nëse e harroj?”.

Në rrëfimin e saj, Fifi nuk i kurseu as reflektimet për marrëdhëniet personale dhe ndikimin që kanë patur në gjendjen e saj emocionale. Ajo foli për momentet kur ndjen keqardhje apo faj, por edhe për vetëdijesimin se çdo njeri duhet të ngrihet vetë nga rrëzimet.

“Askush nuk duhet me ardh me ta dhënë dorën, duhet të ngrihesh vetë. Fajtori i parë që ti e fajëson është partneri që ke në krah, sepse ti je verbuar prej asaj smirës që të kanë ushqyer të tjerët”.

TË FUNDIT

“VV nuk zhagit” – Qeveria Kurti III po vjen, ja dita vendimtare

Ahmeti paralajmëron edhe në Shkup protestë për çlirimtarët: Organizimi, çështje kohësh

Zbulohet opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4

Fatmir Limani nga Kërçova: “Premtimet e vulosura me gjak, do të realizohen me zemër dhe përkushtim”

Prej nesër në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

“Integrimi”, partitë nuk komentojnë porosinë e BE-së për ndryshimet kushtetuese

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË