Filipçe: Mijëra kompani presin kthimin e TVSH-së, 12.000 nuk kanë dhënë paga

Picture of INA
INA

03/10/2025

“Me politika ekonomike katastrofale, Qeveria e VMRO-DPMNE-së po e çon shtetin drejt një kolapsi të plotë ekonomik”, theksoi kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në tribunën qytetare “Po luftojmë për shtëpinë tonë”, e cila u mbajt në komunën Aerodrom të Shkupit.

“Politikat ekonomike janë katastrofale, paga mesatare për tre muaj radhazi po ulet, investimet e huaja janë përgjysmuar, prodhimi industrial ka rënë, numri i të punësuarve është duke u zvogëluar“, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi se gjendja e likuiditetit të mijëra kompanive është përkeqësuar seriozisht, të cilat janë futur në krizë dhe po vonojnë me pagesën e rrogave.

“Rreth 12.000 kompani po vonojnë me pagesën e pagave. Mijëra kompani presin kthimin e TVSH-së, ndërsa në kohën tonë ajo shlyhej në të njëjtën ditë dhe orë kur duhej të ndodhte. Likuiditeti i kompanive dhe ekonomisë është dëmtuar rëndë, për shkak se shteti dhe komunat nuk i bëjnë pagesat me kohë”.

Në fjalën e tij, Filipçe theksoi se pushteti i ka zhgënjyer të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pensionistët.

“Sot doli në pah edhe një gënjeshtër tjetër, ajo për pensionistët – vetëm 1.000 denarë rritje. Mbi 97% e numrit të përgjithshëm të pensionistëve që tani marrin vetëm 1.000 denarë, sipas metodologjisë sonë duhej të merrnin 2.000 denarë”, tha Filipçe.

TË FUNDIT

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Presidenti kroat: Qeveria Kurti po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi

Kurti: Lidhja jonë me Shqipërinë, përveçse historike e shpirtërore, duhet të jetë edhe fizike

Të dhëna alarmante për numrin e grave të vrara në 5 vitet e fundit

Rreth 20 persona vdesin në vit nga lëndimet në vendin e punës

Rexhepi: Tetovari nuk blihet, mos luani me dinjitetin e këtij qyteti!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË