Komuna e Strugës sot bën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një administrate më moderne, funksionale dhe transparente.
“Në kuadër të përmirësimit të menaxhimit dhe ofrimit të shërbimeve publike, po fillojmë zbatimin e praktikave ndërkombëtare që synojnë rritjen e efikasitetit dhe profesionalizimit në punën tonë të përditshme.
Me kënaqësi njoftojmë bashkëpunimin me znj. Anila Lena, e cila do të angazhohet si vullnetare e jashtme në fushën e planifikimit strategjik dhe projekteve kapitale. Me përvojën e saj të fituar në Zvicër, ajo do të sjellë qasje moderne dhe ide zhvillimore që do të kontribuojnë në transformimin e Komunës sonë.
Ky është vetëm fillimi i një faze të re për Strugën. Një fazë e ndërtuar mbi profesionalizëm, inovacion dhe vizion të qartë për të ardhmen.”, thuhet në njoftimin e komunës së Strugës. (INA)