Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot foton e kombëtares shqiptare në festë pas fitores historike me Serbinë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka ndarë momentet e festës së djemve kuqezi në dhomat e zhveshjes, ku gëzonin fitoren falë golit të Rei Manajt.
“MIRËMËNGJES dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkruan Rama.