Franco Foda: Jam shumë krenar me ekipin tim

Picture of Ina Online
Ina Online

09/09/2025

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është prononcuar pas ndeshjes.

Ja deklarata e tij e plotë:

Shumë krenar me ekipin, ka luftuar për 90 minuta dhe kemi luajtur mirë në ofenzivë. Pas humbjes i kam thënë skuadrës se do të kemi mundësi për fitore të re.

Mendoj se i gjitëh futbolli i Kosovës mund të jetë krenar me atë që kemi treguar.

Vendosëm të luajmë me dy sulmues, pasi Suedia vendosi të luajë me tre sulmues. Florent Muslijën e kishim si lojtar kreativ, ndërsa në sulm ishin Vedati e Albion Rrahmani.

Ishim të detyruar të luajmë me pesë mbrojtës për shkak të sulmit të Suedisë. Startuan Gyokeres e Elanga, ndërsa më pas luajti edhe Isak.

Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga gjithë skuadra. Mbrojtësit i kanë ruajtur hapësirat shumë mirë.

Dion Zabërgja është dashur të startojë, por është lënduar në momentin e fundit. Pësoi lëndim muskulor gjatë nxemjet. Kështu u aktivizua Ilir Krasniqi. Edhe me Batonin kemi planifikuar të luajmë me pesë mbrojtës.

Kemi planifikuar që t’i ikim presionit të Suedisë me pasime sa më të shpejta. Sidomos me Albionin e kishim këtë plan. E kemi ditur se nga loja një kundër një mund të kishim raste për gol.

Patjetër që është loja më spektakolare. Ishte edhe më e vështira. Suedia ka lojtarë shumë të shtrenjtë. Por në mbrojtje nuk kemi lejuar asgjë. Në sulm kishim mundësi edhe për 3:0 e 4:0.

TË FUNDIT

Serbia kërkon nga UEFA të ndryshojë stadiumin për ndeshjen ndaj Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2026

Ja kush do t’i prijë listës së ASH në Kumanovë

Albin Kurti: Si u vra arkitekti dhe urbanisti Rexhep Luci?

Gjenerali gjerman që i dha 30 minuta ushtrisë serbe për t’u larguar nga Kosova

Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Fetai dhe Ismaili mbikëqyrën punimet në ndërtimin e xhamisë në Fushë Topanë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË