Franko Foda do të vijojë të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës edhe për dy vite të tjera, ndërsa ka firmosur kontratën e re me skuadrën dardane. Tekniku në fjalë ka regjistruar një ecuri pozitive në drejtim të Kosovës, ku që prej shkurtit të 2024-ës ka zhvilluar 17 ndeshje, nga ku numëron 11 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Foda gëzon mbështetjen e plotë të federatës së futbollit, lojtarëve, por dhe tifozërisë e cila njëzëri ka kërkuar rinovimin me teknikun e lindur në Mainz të Gjermanisë.