FSK-ja mbërrin në Ujman, i bashkohet operacionit për kërkim-shpëtim

Picture of INA
INA

29/07/2025

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shkuar te Liqeni i Ujmanit, në veri të Kosovës, konkretisht tek ura prej ku dyshohet se kërceu një person dy ditë më parë dhe nuk doli më nga uji.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat në Kosovë, njësia e kërkim-shpëtimit ujor e FSK-së është parë pranë urës për të nisur operacionet e kërkimit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes për të mësuar më shumë detaje për këtë dislokim të FSK-së në veri lidhur me misionin e kërkimit, por deri më tani nuk ka arritur që të marrë ndonjë përgjigje.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar KFOR-it lidhur me shkuarjen e FSK-së në veri sot.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Një 33-vjeçar dyshohet se kërceu nga ura në Ujman pasditen e së dielës. Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Operacionet e kërkim-shpëtimit deri më tani i kanë realizuar pjesëtarët e Policës së Kosovës së bashku me ata të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Ndërkaq, pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.

Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të bëra. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

TË FUNDIT

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

Supremja e hedh poshtë një padi që kërkohej lejimi i mbulesës islame në shkollat e Kosovës

Bajram Rexhepi: Për një Tetovë që nuk njeh ndasi, bashkë me qytetarët në çdo cep të qytetit

Dorëheqja e drejtorit të higjienës komunale, Arsovska i kërkon bordit drejtues të emërojë ushtrues detyre

Albin Kurti: Siria njeh Kosovën – një hap i ri në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË