Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel ndërkombëtar të organizuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
E ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit amerikan, Christopher Landau, Presidentja Osmani mori pjesë në diskutimet në panelin me temë: “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet”.
Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë forum të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e Kosovës në çështjet globale humanitare dhe forcon rolin e saj si partnere e besueshme në arenën ndërkombëtare, transmeton “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Kënaqësi që, si e ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit🇺🇸Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1334097374741465?ref=embed_post