Gallup e rendit Kosovën ndër vendet më të sigurta në botë – pse mediat tona e censuruan këtë lajm?

Picture of INA
INA

23/09/2025

Xhevdet Mazrekaj

Raporti i fundit i Gallup Global Safety Report 2025 është ndër më të mirët që Kosova ka marrë ndonjëherë në skenën ndërkombëtare. Sipas këtij raporti, vendi ynë është renditur i treti në botë dhe i pari në Evropë për ligj dhe rend, me një indeks prej 94 pikësh. Po ashtu, Kosova është përfshirë në dhjetëshen e parë globale për siguri, krahas shteteve si Singapori, Islanda, Norvegjia e Zvicra.

Këto të dhëna janë një lajm i madh për imazhin e Kosovës. Në çdo vend normal, ky rezultat do të bëhej kryefjalë e mediave, do të përdorej për promovim turistik dhe ekonomik, dhe do të shërbente si provë e forcimit të institucioneve.

Por çfarë ndodhi te ne? Shumica e mediave shqiptare e anashkaluan ose e minimizuan këtë sukses, duke e trajtuar vetëm si një postim të kryeministrit Albin Kurti në rrjete sociale. Në vend që të theksohej arritja, u zgjodh heshtja.

Pse ndodhi kjo heshtje?

Së pari, për shkak të polarizimit politik. Për faktin se lajmi u shpërnda nga kryeministri, mediat e lidhura me opozitën nuk deshën ta reflektojnë si realitet pozitiv, nga frika se do t’i shërbente qeverisë.

Së dyti, sepse në Kosovë shpesh ka një prirje editoriale për të nxjerrë në pah vetëm lajme negative. Skandalet, përplasjet politike dhe krimi marrin titujt kryesorë, ndërsa sukseset mbeten në margjinë.

Së treti – dhe ndoshta më e rëndësishmja – ky lajm nuk i përshtatet interesave të Serbisë. Renditja e Kosovës në krye të Evropës për siguri dhe rend, ndërkohë që Serbia shfaqet në fund të listës, është e paimagjinueshme për Beogradin. Një rezultat i tillë ua prish planet atyre që duan ta paraqesin Kosovën si vend të dështuar, të paaftë për të funksionuar si shtet. Nuk është e rastësishme që prej vitesh dyshohet se Serbia ka financuar me qindra miliona euro përmes Shqipërisë një pjesë të mediave shqiptare, me qëllim që të minojnë shtetësinë e Kosovës dhe ta paraqesin vendin si të brishtë, të paqëndrueshëm dhe të paaftë për të ecur përpara. Ky sukses ndërkombëtar i Kosovës bie ndesh me këto plane, prandaj është lënë në heshtje nga mediat që veprojnë nën ndikim të tillë.

Kush humb nga kjo?

Jo qeveria. Jo opozita. Humbësi i vetëm është Kosova. Ky raport mund të përdorej për të ndërtuar një narrativë të re për vendin – atë të sigurisë, stabilitetit dhe rendit – por në vend të kësaj, publikut iu ofrua heshtje.

Liria e medias është e shenjtë, por selektiviteti i saj është një formë e re e censurës. Dhe censura ndaj një lajmi pozitiv nuk dëmton askënd tjetër përveç shtetit dhe qytetarëve të tij.

TË FUNDIT

Nga Kumanova në Schalke 04: Ftesa e madhe për Mirvete Misinin

Tenderi për uniformat policore dhe gjuha shqipe sherr mes partive

VLEN: BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!

Izet Mexhiti emëron Sabri Azirin zëdhënës të Shtabit Zgjedhor në Çair

U tha se është në lidhje me konkurrentin e Përputhen, kështu reagon Loredana (FOTO)

Gallup e rendit Kosovën ndër vendet më të sigurta në botë – pse mediat tona e censuruan këtë lajm?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË