Gashi me thirrje të ashpër: “Mos e votoni Përparim Ramën – Prishtina s’duhet me përfundu në duart e mashtrimit e krimit!”

Picture of INA
INA

08/11/2025

Analisti Shkëlzen Gashi ka publikuar një thirrje të fuqishme dhe të pazakontë politike përmes një postimi në Facebook, duke u bërë apel të hapur qytetarëve të Prishtinës që të mos e votojnë kryetarin aktual, Përparim Rama, për një mandat të dytë.

Gashi e nis reagimin e tij duke theksuar se Prishtina u takon të gjithë qytetarëve, jo vetëm atyre të lindur këtu, por edhe atyre që punojnë, jetojnë apo e frekuentojnë kryeqytetin. Sipas tij, Prishtina sot ndodhet në “gjendje të rëndë”, si pasojë e premtimeve të pambajtura të kryetarit aktual.

Ai pranon se ka qenë mbështetës i Ramës para katër vitesh dhe kërkon falje publike, duke e quajtur veten pjesërisht përgjegjës për zgjedhjen e tij.

“Na mashtroi dhe kjo ndodhi edhe për fajin tem. M’vjen keq dhe kërkoj të falun,” shkruan Gashi.

Më tej, ai i rendit arsyet e tij kundër votimit të Ramës, duke e akuzuar se:

nuk i realizoi projektet e mëdha të premtuara,

gënjen publikisht se i ka përmbushur ato,

është “njeri i kapur prej krimit dhe i përfshirë në krime”,

është i paqartë në veprime, sjellje e komunikim,

dhe se një mandat i ri do ta dëmtonte edhe më shumë Prishtinën.

Gashi shkon edhe më tej me deklarata të forta politike, duke pretenduar se Rama “do të përfundojë sikurse Erion Veliaj”, dhe duke shtuar se më mirë është që një i tillë të përballet me drejtësinë si ish-kryetar, e jo si kryetar aktual.

Në fund, ai bën thirrje të drejtpërdrejtë kundër neutralitetit qytetar:

“Mos rrini neutral përballë krimit e mashtrimit. E krimi dhe mashtrimi sot në Prishtinë kanë emër e mbiemër: Përparim Rama.”

Postimi i Gashit ka nxitur qindra reagime e diskutime në rrjetet sociale, duke u shndërruar në një nga qëndrimet më të ashpra publike kundër kryetarit aktual të Prishtinës në prag të zgjedhjeve.

TË FUNDIT

Gashi me thirrje të ashpër: “Mos e votoni Përparim Ramën – Prishtina s’duhet me përfundu në duart e mashtrimit e krimit!”

Revolucion mbrojtjeje: “Made in Kosovë” – Kosova nis prodhimin e dronëve kamikazë dhe ushtarakë

Shqipëria bllokon kamionin me 25 ton misër, që vinte nga Serbia

A do të rikthehet Einxhel Shkira para kamerave?

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË