Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, përcjell TV21. Kreu i Kuvendit njoftoi se ka ftuar për vizitë zyrtare në vendin tonë kreun e ri të Kuvendit në Shqipëri, Niko Peleshi.
“Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim të frytshëm me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Denion Meidani, ku diskutuam mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Gjatë këtij takimi, e ftova zyrtarisht Kryetarin e sapoemëruar të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, për të realizuar një vizitë zyrtare, me qëllim të thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka shkruar Gashi.