Gërvalla nga Kuvendi apel deputetëve të LDK-së: “Mos u bëni bashkë me ata që bllokojnë shtetin, ju keni traditë institucionaliste”

Picture of INA
INA

19/11/2025

Deputetja e VV-së , Donika Gërvalla i është drejtuar me një apel grupit parlamentar të VV-së. Ajo iu kërkoi deputetëve të LDK-së që siç tha Gërvalla të mos bëhen bashkë me ata që bllokojnë shtetin.

“Duke pasur pritje goxha të ulëta në raport me PDK-në, AAK-në dhe duke mos pasur asnjë lloj pritje në raport me Listën Serbe, nga kjo foltore më lejoni të ju drejtohem grupit parlamentar të LDK-së, duke i njohur pulsin, duke njohur përkushtimin dhe vullnetin e votuesve të partisë tuaj, më mirë ndoshta se ata që kanë përgjegjësi të larta në partitë e juaja, ju ftoj publikisht që si parti e ardhur nga një tranditë institucionaliste, të mos bëheni bashkë me ata të cilët nuk i respektojnë institucionet e shtetit, bllokojnë buxhetin, pagat dhe procese të rëndësishme dhe të ardhmen e këtij vendi. Ju bëj apel publik sot, meqenëse kjo seancë nuk do të mbyllet sot, të vini në një orë më të vonshme dhe të votoni marrëveshjet ndërkombëtarë. Mos u bëni kontribuues të bllokimit të shtetit, se as nuk ju bën nder juve personalisht dhe as nuk ju bën nder te votuesi juaj”, tha Gërvalla në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga VV-ja.

TË FUNDIT

Filipçe: Gjykimi për rastin “Koçani” është provë për të gjithë shoqërinë

KOSTOJA E USHQIMEVE MONITOROHET: Nuk ka kufizime çmimesh

Debati për amendamentet e propozim-buxhetit 2026, deputetët zihen për paratë e sportit

Kuvendi dëgjon kandidatët për kryetar të Komisionit Antikorrupsion, zgjedhja pritet të premten

Padi e re penale kundër Merkos, lidhje me ndërtime

Babai i njërit prej fëmijëve të ndjerë në “Puls”: Kemi frikë se edhe rasti ynë do të përfundojë si “Llaskarca”, “Besa Trans” dhe “Spitali Modular”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË