Gjenden uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe në veri të Kosovës

Picture of INA
INA

19/11/2025

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinje të Poshtme në veri të Kosovës, janë gjetur të martën mbrëma uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe dhe një predhë anti-tank, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, nuk është hasur asnjë person i dyshuar apo dëshmitar në atë zonë.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një shtëpi të pabanuar me derë të thyer dhe të dëmtuar. Pas hyrjes në objekt policët kanë vërejtur uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet. Pas këtij operacioni policor ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se do të vazhdohet puna dhe angazhimi për të çrrënjosur çdo mbetje të Serbisë në Kosovë.

“Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm”, ka shkruar Sveçla.

TË FUNDIT

S’ka as qeveri Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Filipçe: Gjykimi për rastin “Koçani” është provë për të gjithë shoqërinë

KOSTOJA E USHQIMEVE MONITOROHET: Nuk ka kufizime çmimesh

Debati për amendamentet e propozim-buxhetit 2026, deputetët zihen për paratë e sportit

Kuvendi dëgjon kandidatët për kryetar të Komisionit Antikorrupsion, zgjedhja pritet të premten

Padi e re penale kundër Merkos, lidhje me ndërtime

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË