Gjeneral Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Picture of INA
INA

18/09/2025

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut A5, që u mbajt në Tiranë.Aty u diskutua për forcimin e sigurisë rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor.
Konferenca u udhëhoq nga komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM) dhe njëkohësisht Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), ndërsa bashkëkryesohej nga Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina.

Në punimet e saj morën pjesë shefat e mbrojtjes të vendeve të rajonit dhe Adjutantët e Përgjithshëm të Gardave Kombëtare të shteteve partnere.

Në adresimin e tij, gjeneral Jashari theksoi nevojën e anëtarësimit të plotë të Kosovës në këtë nismë, duke vlerësuar se ky hap do të sillte më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.Në kuadër të konferencës, ai zhvilloi takime bilaterale me Komandantin e EUCOM-it dhe SACEUR-in, Gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingjin.
Në përfundim, shtetet pjesëmarrëse u pajtuan se nisma të tilla janë të domosdoshme për forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon.

TË FUNDIT

Ky është hoxha nga Lipjani, i cili u arrestua për fajde dhe detyrim

Reforma në administratë, asnjë fjalë apo shenjë në gjuhën shqipe (FOTO)

“Në Google mund ta gjeni”, avokati tallet me prokurorin në Hagë për një foto të Thaçit me Demaçin

Williams përfundon dëshminë

MMJPH: Në Trubarevë nuk ka tejkalim të vlerave kufitare të grimcave PM₁₀

Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË