Gjykata Administrative refuzon ankesat për Gostivarin, Limani: Shkojmë në zgjedhje të reja

Picture of Ina Online
Ina Online

27/10/2025

Gjykata Administrative ka refuzuar të tre ankesat e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) lidhur me zgjedhjet në komunën e Gostivarit. Më herët, të njëjtat ankesa ishin refuzuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Kryetari i Gostivarit dhe kandidati i AKI-së për kryetar komune, Valbon Limani, deklaroi se rrefuzimi i ankesave nuk kishte bazë juridike. Ai shtoi se tani do të presin që KSHZ-ja të veprojë në përputhje me ligjin dhe së shpejti të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në Gostivar.

Sipas tij, zgjedhjet e reja duhet të shpallen në afat jo më larg se prej 60 ditëve.

“Besoj se që së shpejti do ta caktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht ripërtëritjen”, tha Limani.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo përpjekje e qeverisë për të deleguar një përfaqësues të saj në këtë komunë do të ishte e jashtëligjshme, por shprehu besim se një lëvizje e tillë nuk do të ndodhë.

Ai theksoi se procedurat nuk e largojnë nga synimet e tij për të fituar zgjedhjet, duke shtuar se besimi i madh i qytetarëve më 19 tetor, kur mori një numër rekord votash – prej rreth 17 mijë, e bën më të fortë dhe të vendosur për të vazhduar me të njëjtin ritëm.

Ndryshe, për shkak të mosarritjes së censusit zgjedhor në Gostivar, vetëm 20 vota larg pragut prej 33.33%, KSHZ-ja ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të ripërsëriten. Sipas ligjit, ato duhet të shpallen brenda 60 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të zgjedhjeve.(INA)

TË FUNDIT

Syla për Kurtin: I zbehtë e mezi zani po i del, e ka ndi erën e humbjes

Të Gjithë Kundër Albin Kurtit!

Rexhepi premton qytet të pastër dhe mbrojtje të pronës publike

Kasami viziton Renova dhe GreenProdukt për të nxitur bizneset lokale në Tetovë

Gjykata Administrative refuzon ankesat për Gostivarin, Limani: Shkojmë në zgjedhje të reja

Dragan Bursac: Kjo është Serbia e vitit 2025, një vend ku një kriminel lufte është “qytetar nderi”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË