Kimete Berisha
– Sami Lushtaku ka propozuar ‘dënim me vdekje’ për kundërsharët politikë.
Metoda e parapëlqyer: zvarritje rrugëve!
– Për Gjykatën Supreme, ky nuk quhet “kërcënim”, por “figurë stilistike e lirisë së shprehjes”
– Si shkollë poetike që legalizon kërcënimin, Gjykata Supreme nuk e mohoi deklaratën, vetëm e mohoi kuptimin e saj.
– Dhe kështu, Sami Lushtaku fitoi dy herë:
1. Si burrë i fortë që kërcënon pa pasoja,
2. Si kandidat për kryetar, i mbrojtur nga “drejtësia”.
– Kushdo që ka qenë ‘kandidat’ për zvarritje nëpër rrugët e Prishtinës dhe më gjërë, Gjykata Supreme, si ‘Akademi e retorikës’, i ka porositur të mos shqetësohen:
se kjo nuk është dhunë por është interpretim artistik i rreptësisë.
– Supremja thotë: “Nuk i është drejtuar askujt drejtpërdrejt.”
– Pra, ata që dëshiron t’i ngreh zharg janë anonimë, hije, jo persona real.
Në këtë ritëm të drejtësisë:
– kërcënimi bëhet proverb,
– kërcënuesi bëhet poet,
– gjykata bëhet përkthyese e fjalëve, që
i shndërron kërcënimet në metafora popullore.
– Kështu, ne kemi Gjykatë Supreme të Sami Lushtakut:
aty ku fjala e komandantit është mbi ligjin, dhe ku edhe ‘dënimi me vdekje’ merr statusin ‘shprehje e lirë anonime”.
– ‘Hapni dosjet’, urdhëron gjyqtarët Sami Lushtaku.
Jo, jo kaq butë,…
më serioz, se fantazmat po na shikojnë!”
– Zvarritja ritmike e Lushtakut është kërcënim ndaj trupave të kundërshtarëve politikë,
e vendimi i gjyqtarëve është kërcënim ndaj logjikës dhe shëndetit mendor:
të ‘viktimave’, të qytetarëve, të popullit.
– Gjyqtarët qeshin me kërcënimin e komandantit, e komandandi nervozohet… pse nuk e marrin seriozisht:
‘Mos më bëni të dërgoj fantazmat mbi ju!”.
– Dhe pikërisht në këtë moment, gjyqtarët marrin vendimin: ‘I pathemeltë’, sepse fantazmat janë ndjerë të kërcënuara.
– Gjyqtarët, të detyruar të interpretojnë shprehjen ‘zhag’, e zbulojnë se nuk thuhet ‘zhag’ po ‘zharg’…
e ‘zharg’ i thonë edhe lëkurës së gjarpërit që e heq në pranverë kur i del e reja…
– Por ne jemi në vjeshtë – reagon një gjyqtare flokëkuqe.
– Sigurisht… e ka pasur fjalën për lëkurën e
gjarpërit, se këta…të katundeve, ende e mbajnë lëkurën e gjarprit në kuletë, se thuhet se t’i ruan paret…thotë gjyqtari kryesor,
ndërsa Lushtaku, në rolin e “vrasësit të arsyes”, u thotë:
– Unë për hatër tuajin kam dashur ta ngreh zhag Vetëvendosjen ….
– Një gjyqtar me buzë të trasha, i frikësuar por i vendosur e pyet
– ‘Po vendimi, zoti Lushtaku?”
– “Vendimi”? E dini ju.
Unë …ndonjëherë gjuaj ca kërcënime sa për të ndezur atmosferën,” thotë Lushtaku.
– Gjyqtarët pajtohen se kërcënim i tij…
‘të ngreh zharg kundërshtarët politikë’ është i pavlefshëm ligjërisht…
dhe përpiqen të ruajnë seriozitetin, por fantazmat e Vetëvendosjes, ndërhyjnë:
– Fantazma 1:
“Shihni, zotërinj, ky po mendon se mund të na ngreh zharg në rrugë. Mos e merrni seriozisht.”
– Fantazma 2:
“Po çka është kjo: ligj apo komedi?
Ai po na shpall diktat metaforik.
Mos e hani metaforën e tij’!
– Fantazma 3:
“Kemi qenë duke punuar në projektin urbanistik ‘Fluturimi mbi folenë e qyqes’ kur na është kumtuar kërcënimi i tij.
– Por tash duhet ta ridizajnojmë planin urbanistik, sepse zvarritjet nëpër bulevard nuk janë paraparë me infrastrukturë’.
– Lushtaku:
“Fantazmat s’më trembin…’
– Gjyqtari kryesor:
“Zotëri Lushtaku, ligji nuk punon me fantazma… dhe nuk kemi ëndrra të dokumentuara!”
– Kështu…Gjykata Supreme lejoi që Sami Lushtaku të kërcënojë sepse:
1. Ligjërisht nuk ka fuqi:
“Ngrehja zharg” është e jashtëligjshme dhe e pamundur për t’u zbatuar.
– Gjyqtarët e dinë këtë dhe nuk mund të veprojnë seriozisht.
2. Ironia e vendimit:
Duke e lënë të flasë, gjyqtarët e tregojnë absurditetin e kërcënimeve të tij.
3. Fuqia e simbolikës:
Vendimi për t’ia lejuar fjalën Lushtakut është një mënyrë për të treguar se kërcënimet e tij janë të pavlefshme, por simbolikisht dramatike.
– Derisa lexohet vendimi ‘i pathemeltë’, ndodh një Dialog i brendshëm i Lushtakut:
“Jo, jo… nuk mund të më shmangin! Gjykata e shpalli të pathemeltë, por unë e kam në mendje si aksion epik… Fantazma…kini frikë…!“
– Para se ta nënshkruajnë vendimin, gjyqtarët, me vëmendje të shtuar, edhe një herë, e konsultojnë online fjalorin e gjuhës shqipe dhe shprehin dilemat e tyre…letrare:
– “A do të thotë ‘zvarritje’ diçka literale apo metaforike?”
– “Po…por a lejohet transporti publik për këtë zvarritje?”
– “Mund ta shpallim fantazi ligjore, me kusht që qytetarët të mos marrin pjesë!”
– “Lushtaku ka kërcënuar për qejf (sikur kur gjuan allti në ajër),…e qejfi nuk ka të drejtë të ankohet”.
– Në fund, Lushtaku kërkon dëmshpërblim që Gjykata nuk e mori seriozisht.
– “Pasi që Sami Lushtaku ka thënë se do t’i ngreh zharg edhe ata që nuk i respektojnë gjyqtarët, e ka përkrahjen tonë… në kuptimin simbolik, sigurisht!
– tha gjyqtari 3.
– “Me çka ka pasur t’i ngreh zharg, koleg? Me batanije, a? E parealizueshme?’
– tha gjyqtari 1.
– Gjyqtari 2, duke mbajtur kokën me dorë, tha:
“Simbolikisht ka të drejtë…
– Tjetri i përgjigjet:
– “Po… dhe në fund, ai vetë do të kuptojë se spektakli është vetëm i tij. Ne vendosim për ligjin, jo për pasionin e tij’.
– Më në fund, gjyqtari kryesor shpall vendimin:
– “Kërkesa e z. Lushtaku për dëmshpërblim konsiderohet e pathemeltë.”
P.S. Edhe Ramiz Lladrovci në audio incizimin me jaranat e tij, flet për milionat e komunës si për rasadin.
Milionin nuk e quan “milion”, por “milun”.
– Kjo është strategji e tij gramatikore, sepse gjyqtarët-filologë të Gjykatës Supreme do ta interpretojnë korrupsionin si gabim ortografik.