Goli i Van Dijk në minutën 90+2, i dhuroi fitoren Liverpoolit në duelin ndaj Atletico Madridit, me anglezët që ia dolën të arkivonin 3 pikë pas triumfit 3 2.
Në fund ai që e pëson është trajneri Diego Pablo Simeone, i cili nuk e kapërdiu dot këtë moment, teksa tentoi të përleshej me një tifoz të Liverpoolit.
Argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq pas këtij momenti.
Ndërkohë që pretendimi i tij, i cili solli tërbimin kishte të bënte me gishtin e mesit që një tifoz i kishte treguar trajnerit të Atletico Madrid.