Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit, Visar Ademi, e vendosi fokusin te arsimi, të rinjtë dhe fuqizimi i tyre.
Ademi nënvizoi se nëse e merr besimin e banorëve të kësaj komune, do të bëjë të gjitha përpjekjet fillimisht për një arsim cilësor dhe më pas për mbajtjen e të rinjve brenda Gostivarit, pasi siç tha, ikja e tyre është kosto e madhe ekonomike dhe sociale për banorët e kësaj komune.
“Kjo është e njëjta skenë, siç e kam thënë shpesh në vokabularin tonë sportiv, ti e rrit një fëmijë, e zhvillon ja zhvillon talentin dhe në momentin kur duhet të futet te ekipi i parë të jep gola, ai ikën te një ekip tjetër dhe largohet nga klubi mëmë dhe të gjithë talentin e tij e vendos në shërbim të një ekipi që është jashtë Gostivarit, domethënë është kosto e madhe sociale e madhe për ne. Ne duhet t’i mbajmë fëmijët tanë këtu, sepse ato e bëjnë jetën tonë shoqërore, kulturore, arsimore, më të mirë, prandaj çdo humbje e këtyre fëmijëve është kosto ekonomike-sociale për ne”, tha Visar Ademi, kandidat i pavarur për Gostivarin./ Alsat.mk