Grafitet me emrin e Ratko Mladiqit në Bujanoc – gjuhë urrejtjeje, provokim dhe kërcënim ndaj shqiptarëve

Picture of Ina Online
Ina Online

08/09/2025

Shkruan: Refik Hasani

Dënojmë fuqishëm këto akte, përmes reagimit publik, me rastin e shfaqjes së grafiteve në qendrën e Bujanocit, me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.

Sot, në qendrën e Bujanocit janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik, ku 4 C lexohen shkronja S, së bashku me kryqin, si grafit me emrin dhe mbiemrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.
Kujtoj, opinionin e gjërë, se kjo është vazhdimësi, pasi vitin e kaluar ishte thyer në qendrën e Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-ës, Ridvan QAZIMI-LLESHI, dhe vetëm këto dy vitet e fundit jan në shtim e sipër, pasi jan shfaqur edhe me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve”. Radhazi në Shtëpin e Shëndetit në qendër të Bujanocit, edhe në Preshevë dhe Medvegjë, fare nuk jan ndalur së shkruari, grafite,pankarta me mbishkrime ku shprehet Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe jepet mesazh kërcënimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Jo që kan marr hov mbishkrime me pankarta e grafite, dhe jan krijuar si dukuri në rritje, por jan shëndërruar në përditshmëri. Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko MLADIQ, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënimit, është për të mbjellur e instaluar frigë, pasiguri, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim, pastrim etnik e diskriminim.

I bëjmë thirrje instancave më të larta të BE-së, dhe mekanizmave të OKB-ës, që të shtojn prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e grafiteve sot në qendrën e Bujanocit, është dëshmi se përveqë pasivizimit, përmesë pastrimit Etnik-diskriminimit, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës, dhe kjo Krahinë shqiptare, është Rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.

Gjithashtu përmesë këtij reagimi publik, i bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të reagoj zyrtarisht duke denuar këto akte, kurse Republika e Serbisë, zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe kërcënimit ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

FOTO: Pamja e vendit, ku në qendër të Bujanocit, jan shkruar grafite, me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË