Grenell takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

INA
INA

25 Maj, 2023

Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, po qëndron në Tiranë ku ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Lajmin e bëri të ditur Grenelli në një postim në “Twitter”.

Ai tha se me Ramën kanë diskutuar për të bërë më shumë përpjekje për lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi në Hagë.

Grenelli thotë se akuzat kundër presidentit të Kosovës janë të rreme dhe se dëshmitarët, sipas tij, “thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell.

Ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Jack Smith, pati dhënë dorëheqje më 18.11.2022 nga ky post.

Kryeprokurori Smith ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës në Kosovë.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1661711760775323650?s=20

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sali Berisha

Rama propozoi rezolutën për Asosacionin në Kosovë, Berisha: Është shkruar në Beograd, akt i cili nxit konfliktin

sali berisha

“Teksti është shkruar në Beograd”, thotë Berisha për propozimin e Ramës rreth Asociacionit

rama-1-750x430-1

Rama: Shqipëria u ka dorëzuar krerëve evropianë draft për Asociacionin

bajram-begaj

Tensionet në Veri, Begaj: Rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe, Kosova të tregojnë maturi

plazh-australi-us

“National Geographic” liston plazhet më të bukura të Rivierës shqiptare/ Rama: Spanjollët, surpriza e turizmit në vend

vangjush dako

Ish-kryetari i Durrësit përfundon në burg, ja dosja që e ngarkon me akuza

spartak

Spartak Ngjela: PD, parti e paaftë që të zgjedhë një kryetar

PD-partia-demokratike

Kryesia e PD merr vendimin, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri

Dimitris Christopoulos

Profesori grek: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët

INFO

NA NDIQ