Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, Pep Guardiola do të arrijë shifrën e 1.000 ndeshjeve si trajner, kur ta udhëheqë Manchester Cityn në një nga ndeshjet më të mëdha në futbollin botëror – kundër Liverpoolit në Premier League të dielën.
“Nuk kam menduar kurrë për asnjë sekondë të arrij 1.000 ndeshje”, tha 54-vjeçari Guardiola. “Thjesht duhet të bësh një punë të mirë, të luash futboll në mënyrën e duhur dhe të shohësh çfarë ndodh.”
Që nga puna e tij e parë me Barcelonën ‘B’, te periudhat e mbushura me trofe me Barcelonën, Bayern Munich dhe Cityn, Guardiola e ka ndryshuar fytyrën e futbollit në karrierën e tij të jashtëzakonshme si trajner.