Halil Snopçe: Mickoski po fshihet pas fasadës, ndërsa “bota serbe” depërton në vend

Picture of Ina Online
Ina Online

16/09/2025

Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat që qeveria duhet të ndërmarrë për të parandaluar ndikimet e “botës serbe” në Maqedoni.

“ I’u drejtova kryeministrit se ai flet sikurse gjithçka është e bardhë, gjithçka shkëlqen dhe se nuk ka asnjë problem. Thashë se kjo i ngjan një fasade që shkëlqen nga jashtë, por në fakt brenda shumë gjëra janë të kalbura. Edhe bora në mal është e bardhë, por kur e prek mërdhifën. Kam frikë mos mërdhifim të gjithë me këtë qasje që e ka kryeministri Mickoski”, deklaroi Snopçe.

Ai kujtoi se raporti i fundit i Parlamentit Europian për ndikimet e “botës serbe” përputhet plotësisht me konstatimet e ish-kryeministrave dhe ish-presidentit të shtetit, duke theksuar se “në raport thuhet qartë se suksesi më i madh i këtyre strukturave është instalimi i tyre brenda VMRO-së”.

Sipas Snopçes, ndër shqiptarë dhe maqedonas nuk ka pasur konflikt mes dy luftërave botërore, por “konfliktin e kanë krijuar shërbimet serbe, të cilat edhe sot vazhdojnë të kenë ndikim – një ndikim për të cilin nuk mund të amnestohet qeveria aktuale”.

Deputeti i kujtoi Mickoskit marrëveshjen e qeverisë me fondin pensional të Dodikut, si dhe provokimet e ministres së punës dhe politikës sociale të Serbisë. “Fatkeqësisht, edhe pas provokimeve të fundit në Manastir, qeveria vazhdon të heshtë”, tha Snopçe. Flaka

TË FUNDIT

VLEN hap shtabin në Zhelinë, promovon kandidaturën e Blerim Sejdiut për mandatin e tretë

Halil Snopçe: Mickoski po fshihet pas fasadës, ndërsa “bota serbe” depërton në vend

“E kishin rëndë ta kuptojnë BDI’në – Artanin e kam mbështetur – Ka informacione që është në Shqipëri, Mexhiti flet për rivalët e tij

Ambasadori Meidani: Drekë miqësore me kryetarin Hekuran Duka

Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Mexhiti:Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË