Ambasador Muhamed Halili i ftuar në emisionit “Dialog te Lajm’i”, duke komentuar rrjedhat e fushatës dhe rezultatet e zgjedhjeve të 19 tetorit, tha se “Bilall Kasami e ka fituar Ali Ahmetin”, e gjithë kjo për shkak se Ahmeti e fokusoi aktivitetin e tij, që çdo kush ta fitoj Tetovën, duke mos analizuar dhe menduar se përse e humbi atë para katër vitesh.
“Bilall Kasami e ka fituar Ali Ahmetin, sepse ai thotë ‘une jam nga kjo anë’ e Bilall Kasami në atë anën tjetër. Nuk thotë se Kasami e ka mundur Ali Ahmetin para katër viteve tjera, edhe atë bindshëm pikërisht në Tetovë. Ai është dashur të analizojë se pse e humbi Tetovën atëherë”, ka thënë ndër të tjera ambasadora Muhamed Halili./GazetaLajm
https://www.facebook.com/watch/?v=1881367675793437