Hapja solemne e vitit të ri akademik në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë

Picture of INA
INA

01/10/2025

Në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë sot u zhvillua ceremonia solemne e hapjes së vitit të ri akademik për studentët e rinj.

Në këtë ngjarje morën pjesë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Salajdin Salihi, stafi akademik dhe administrativ i fakultetit, si dhe një numër i madh studentësh të rinj.

Dekani i Fakultetit, prof. dr. Llokman Hebibi, në fjalën e tij përshëndetëse uroi mirëseardhje studentëve të vitit të parë dhe theksoi rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.
“Është kënaqësi e veçantë dhe privilegj për mua që në emër të mësimdhënësve dhe në emrin tim personal t’ju uroj mirëseardhje, fillim të mbarë të studimeve dhe suksese të shumta. Ky tempull diturie do të ndikojë në ngritjen tuaj profesionale dhe avancimin në karrierat tuaja të ardhshme”, u shpreh dekani Hebibi.

Me një fjalë rasti iu drejtua studentëve edhe prof. dr. Nehat Ramadani, i cili uroi mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ri akademik.

Ndërkaq, edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof. dr. Salajdin Salihi, uroi studentët për zgjedhjen e tyre dhe u dëshiroi sukses gjatë studimeve.

Ceremonia u përmbyll me shpërndarjen tradicionale të indeksave për studentët e vitit të parë.(INA)

TË FUNDIT

Bakiu: Gjasat maksimale ekzistojnë që të kalojë në raundin e dytë

Emir Sulejmani: Banorët e Leshnicës meritojnë transparencë dhe shërbime të denja

Shkodran Alili: Takimi i radhës i kërçovarëve në diasporë do të mbahet në Vjenë

Osmani: Garazhe të reja me kate te “Vasil Gllavinov”, Vesëza, sheshi Liria dhe Sahat Kulla

Rexhepi: Do ta ngjallim Qendrën e re tregare që është lënë në harresë nga autoritetet komunale

Ali Ahmeti nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË