Haqim Ramadani i përgjigjet Mickoskit: Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik

Picture of INA
INA

26/10/2025

Kandidati i VLEN-it për komunë e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, pasi ky i fundit tha se me veprimet e tij, Ramadani po rrezikon kandidatët e VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke shtuar se i njëjti do të shkarkohet nga pozita e drejtorit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Ramadani ka thënë se ai nuk e jep komunën për asnjë cmim dhe se do ta mbroj cdo banorë të komunës, qofshin shqiptarë, maqedonas dhe popujt tjerë që jetojnë aty.

Ja dhe reagimi i plotë:

Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik.

Kam punuar 17 vite në Komunën e Bërvenicës – një komunë multietnike, ku jetojnë e veprojnë qytetarë të të gjitha komuniteteve.

Të gjithë ata që më njohin, e dinë mirë se kush jam dhe çfarë personi jam.

Nuk më intereson çfarë thonë portalet për klikime e provokime e sidomos infomax që e nisi këtë provokim për kalkulime nëpër komuna tjera.

Me rëndësi është të jesh i pastër me veten, sepse mënyra si e transmetojnë mediat është diçka tjetër.

Nuk e jap komunën time për asnjë çmim do të mbroj çdo banorë të komunës time qofshin Shqiptar, Maqedon dhe popujt tjerë që jetojnë në komunën e Bërvenicës.

Respekt për diasporën që më respektoj dhe më mikpriti në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Bizneset e vogla dhe ato të mesme nuk do kishin mund të egzistojn në qoftëse vllezërit tanë nga diaspora nuk ndërtojn shtëpi.

Pandemija Covid 19 ishte argumenti më i fort ku për një vjet që nuk erdh mergata jonë bizneset tona dhe të gjithë ne ishim para kolapsit.

Përveç parave që investojnë në komunën tonë, me dy nëntorë do investojn edhe me votë për vendlindjen e tyre.

TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Policia arreston të dyshuarit për grabitje në artarinë e Gostivarit

Saliu: Mickoski e do VLEN-in pa Bilall Kasamin

Haqim Ramadani i përgjigjet Mickoskit: Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik

Ramiz Merko: Nuk do ta mbështes AKI-në në raundin e dytë në Strugë

Rexhepi u premton tetovarëve zgjidhjen e problemeve me ujësjellësin, punësimin e të rinjve dhe projekte infrastrukturorë

Reagim nga VMRO-Popullore: Paratë publike po përdoren për të festuar pushtimin serb në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË